Policia e Beratit ka vënë në pranga shoferin 30-vjeçar me iniciale H.K. Arrestimi u bë pasi ky i fundit është bërë shkak i plagosjes së një 21-vjeçari që ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ngjarja ndodhi teksa 30-vjeçari me iniciale H.K. pasi ka parkuar makinën në lagjen “30 Vjetori” të qytetit ka hapur derën e mjetit teksa i riu po kalonte me biçikletë dhe për pasojë e ka aksidentuar. I riu është dërguar është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar për shkak të lëndimeve të marra.