Një 51-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon.I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i cili dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.51-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.Sipas të dhënave të siguruara për Top Channel, Kalemi ka hyrë në datën 5 gusht në Greqi nga Kakavija, së bashku me gruan tre fëmijët.