Rezistenca e drejtuesve të Bajernit për të siguruar shërbimet e yllit të përfaqësueses angleze Herri Kejn është e pafundme, ndonëse përgjigjja negative është e qartë nga bordi i Totenhemit, i cili zotëron kartonin e sulmuesit 29-vjeçar. Së fundmi “Telegraph” zbërthen të vetmen rrugë zgjidhjeje në ekuacionin Bajern-Kejn.Sipas burimit në fjalë, kampionët e Bundesligës do të duhet të presin fundit e sezonit dhe dështimin e klubit aktual të Kejn në çdo front, çka do të thoshte mbylljen e vitit pa trofe.
Situata do të merrte përmasa të parikuperueshme në objektivat e bomberit, nëse “Gjelat” e Londrës do të mbesnin edhe jashtë zonës Champions, çka do t’i printe një largimi të sigurt.