Të paktën 68 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë fundjavës në burgun “Penitenciaria del Litoral” në Ekuador, shkruan BBC
Burgu, që ndodhet në qytetin jugor të Guajakilit, është i njëjti ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit. Pas raportimeve për dhunë të shtunën, forca speciale të ushtrisë u vendosën si përforcime, duke siguruar pjesën e jashtme të objektit me automjete të blinduara.
Forcat e policisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të qelive dhe korridoreve të burgut kanë gjetur armë, eksplozivë dhe thika. Qeveria ka specifikuar se përleshjet kanë ndodhur mes bandave të trafikut të drogës, që janë konfrontuar për kontrollin e të burgosurve