Vajza e Pep, Maria Guardiola, ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto nga pushimet e saj në jug të Francës.
Ajo duket shumë elegante dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente në profilin e saj.
Maria është shfaqur me fustane shumëngjyrëshe, herë me tone portokalli, thuajse të ngushtë në trup dhe me shpatulla të zhveshura.
Në disa imazhe të tjera, Maria shfaqet duke shijuar drekën në një tjetër restorant ekskluziv me pamje nga deti.