Ndaj Kaljarit mungoi për çështje kartonësh, por fatmirësisht Juvja nuk e ndjeu mungesën e tij duke marrë tri pikë të arta.
Adrien Rabio është pa dyshim një ndër liderët e bardhezinjve, edhe pse deri tani nuk është rritur në nivelet e sezonit të kaluar, por gjithsesi në Torino po bëjmë çmos që të rinovojmë kontratën e cila skadon në fundin e këtij sezoni dhe palët po ulen, ndonëse në ajër një hije akordi nuk duket.
Për këtë arsye, klube të ndryshme si Junajtid, Liverpul e Barcelona po nisin joshjen, ndonëse kësaj liste mësohet se i është shtuar së fundmi edhe Atletiko e Madridit. Dhe fakti që Rabio mund të zbarkonte me parametër zero, bën që në “Wanda Metropolitano” e presin më shumë se 7 milionët që fiton te Juventusi.