Po dërgohej në spital, si u arratis i dënuari nga furgoni i policisë gjatë transportit! I mori armën shoferit dhe e plagosi! Detajet

Një i dënuar është arratisur në Maqedoninë e Veriut gjatë transportit për në spital nga efektivë të policisë.

I arrestuari me iniciale B. M., i ka marrë armën e shërbimit shoferit të furgonit të policisë së burgjeve dhe ka qëlluar, duke e plagosur.

Më pas është arratisur me një automjet tip Audi. Ndërsa polici i plagosur me iniciale I.H., është dërguar në spital.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, tha nga MPB, raporton Alsat