“Po merresha me telefonin kur u afrua dhe…”. Të shtënat te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit

Detaje të reja janë zbardhur sot lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit Reidi Balla mbërmjen e djeshme te zona e Komunës së Parisit në Tiranë.

 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.