Po rigjejmë Interin e vërtetë”, Bastoni pas triumfit në Lisbonë: Krenar për ekipin, Barelës i pasova sepse ankohet

Asisti i dhuruar për Nikolo Barelën dhe një sërë aksionesh të nisura nga këmbët e tij, përveç paraqitjes difensive, i dhuruan Alesandro Bastonit çmimin e “Lojtarit më të mirë të ndeshjes”.

Jemi treguar të aftë dhe të zotë për të qëndruar të kthjellët nga fillimi në fund dhe për të mbajtur ndeshjen nën kontroll dhe ekuilibër”, ishin fjalët e para të mbrojtësit, që vazhdoi: “Jam shumë krenar për këta djem, kemi krijuar shumë dhe kemi pasur qëndrimin e duhur, që nuk na ka munguar asnjëherë, as kur nuk kemi arritur fitoret. Ata që na kanë munguar kanë qenë golat dhe vrasja e ndeshjes kur kemi pasur mundësi, por këtë herë gjërat kanë funksionuar si duhet dhe kjo na karikon dhe na jep një energji dhe motivim të pabesueshëm për vazhdimin e sezonit. Jemi të bashkuar, duhet të gjejmë ende Interin e vërtetë”.

Në fund 23-vjeçari foli edhe për kombinimin me Barelën: “E kemi të kolauduar tashmë mënyrën e lojës me Nikolon. E shikoj gjithmonë të bëjë lëvizje dhe përpiqem t’ia pasoj topin gjithmonë, sepse nëse nuk e bëj, të çan t***in me ankesa”.