Po shkrepte një “selfie”, 18-vjeçari bie në greminë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një zonë malore në Uells, ku një 18-vjeçar ra në një greminë teksa po bënte fotografi.

Fynley Jones ishte nisur në një ekskursion me shkollën e tij në malin Pen Pych në Uells.

Gjatë një ndalese, të rinjtë po shkrepnin foto, ndërsa 18-vjeçari iu afrua greminës. Në një moment kur po shkrepte një selfie, i riu rrëshqiti dhe ra në greminë.

Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.