Po udhëtonte me ‘Smart’, përplaset me pemën dhe humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Jeta e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare u shua tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Cerreto Guidi të Italisë, pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u përplas me një pemë.

Ikja e parakohshme e të riut, Devinson Bregu, ka lënë një plagë të pashërueshme për nënën e tij Albina të cilën la pas, si edhe për vëllain e tij Louis. Prej shumë vitesh ata jetonin në Empoli, aty ku  Devinson u shkollua dhe luante në një ekip, Pontre a Elsa.

Shokët e ekipit, të mërzitur për këtë i kanë kushtuar atij fjalë zemre “Ne e kujtojmë atë si një njeri gjithmonë i sjellshëm me të gjithë. Në i dërgojmë një puthje vëllait të tij Louis dhe një përqafim nga të gjithë ne”.

Siç edhe fotoja e ilustruar mbi aksidentin tregon,  makina tip “Smart” të cilën drejtonte i riu është palosur pas përplasjes me pemën, duke bërë kështu që 21-vjeçari të humbte jetën menjëherë.