Po Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ku i latë zotërinj prokurorë?

Unë po të isha në vendin e Edi Ramës, do të kërkoja ndjesë me kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së”.

Kështu e nisi fjalën e saj në Kuvend deputetja Jorida Tabaku pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili foli për paketën e rezistencës sociale dhe mbështetjen që qeveria po iu jep shtresave në nevojë në kohë krize.

Ndër të tjera Tabaku theksoi se SPAK nuk duhet të mjaftohet me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën por para drejtësisë duhet të ishin edhe Rama, Ahmetaj, Veliaj e shumë  të tjerë që sipas Tabakut janë të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve.

Unë po të isha në vendin e Edi Ramës, do të kërkoja ndjesë me kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së.

Sot nëse do të kishte drejtësi, Edi Rama duhet të ishte përpara drejtësisë, nëse unë do të isha ulur në një kabinet qeveritar, do të kisha hapur rrugën drejtësisë pa anjë kufizim, duke hequr dorë nga imuniteti.

Kjo është ajo që duhet të kishte bërë një qeveri e përgjegjshme, nëse do të kishte normalitet ky parlament do të kishte ndërprerë kontratat e inceneratorëve”,tha Tabaku.