“Policia, duart lart”/ Publikohen pamjet e operacionit, si u kapën trafikantët e drogës në Vlorë

Sasia prej 500 kanabis që u gjet brenda një furgoni në lagjen “11 Janari”, do të trafikohej drejt Turqisë.

Janë publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës nga polciai dhe forcat RENEA në Vlorë.

Në pamjet e kapura gjatë operacionit shihet se si polciia ka arritur të kapë anëtarët e grupit kriminal, që vepronte në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.Mësohet se sasia prej 500 kanabis që u gjet brenda një furgoni në lagjen “11 Janari”, do të trafikohej drejt Turqisë në rrugë detare. Sipas unifromave blu, droga është përpunuar dhe ambalazhuar në magazinën e dy vëllezërve Idriz Meminaj, 39 vjeç, dhe Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.

Më pas me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e dërgonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas drejt Turqisë. Por furgoni i mbushur me drogë është bllokuar nga policia në lagjen “11 Janari” dhe gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe sekuestruan 34 pako të madhësive të ndryshme, me kanabis në formë boçeje.

Më pas polciia ka kryer kontrolle në magazina në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë dy vëllezërit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Të arrestuarit:

  • Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
  • Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
  • Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
  • Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
  • Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
  • Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:
  • Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
  • Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.