Portieri kundërshtar bën bllokadë, Ballkani mposhtet minimalisht nga Slavia e Olainkës dhe shuan ëndrrën për kualifikim

Ballkani i Ilir Dajës, u mposht minimalisht 0-1, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nga Slavia e Pragës, në sfidën e pestë të vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.Një gol i shënuar nga Lingr, në minutën e 75-të, ishte ai që vulosi këtë përballjë. Ndërkohë që kampionat e Kosovës, kishin 2 raste të arta, në minutën e 91-të për ta barazuar takimin, por portieri mik bëri mrekullinë. Edhe në fundin e pjesës së parë, ekipi nga Kosova, realizoi një kundërsulm mjaft të mirë, por nuk arriti ta shndërronte në gol. Në fund ishin miqtë ata që festuan marrjen e 3 pikëve, teksa Ballkani, mbetet në vendin e fundit në grup.Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje duhet vlerësuar shpirti garës i shfaqur nga të besuarit e Ilir Dajës, të cilët meritojnë përgëzime për lojën e zhvilluar.