Transferimi i Sadio Manesë në “Allianz Arena” kishte si qëllim zëvendësimin e golave të bomberit të larguar, Robert Levandovski.
Edhe pse është ende larg statistikave në spektrin e golave, Mane i ka fituar zemrat e tifozërisë së bavarezëve.
Së fundmi, dyshes në fjalë, përveç ballafaqimit në Ligën e Kampionëve, i është dhënë rasti të takohen sërish, por në një event ndryshe nga profesioni i tyre në fushën e blertë, fjala qëndron mbi natën gala të ndarjes së çmimeve nga prestigjiozja franceze “France Football”, aty ku “Top i Artë” ishte epiqendra.
Por në të ka ndodhur edhe një diskutim rastësor në hovin ku u mbajt ceremonia ku Sadio dhe Leva shfrytëzuan rastin për të ndarë bisedë të shkurtër.
Roberti ishte i pari, ai i cili u mundua të thyente akullin në këtë diskutim duke e pyetur lojtarin afrikan mbi eksperiencën e re në Mynih.
Sulmuesi senegalez përveç aprovimit se ndodhej me fat në Bajern, i komentoi polaku se nëse do të ndodheshin së bashku në “Allianz Arena” do të ishte akoma më mirë, pra në njëfarë mënyrë Mane shprehu dëshirën e tij, e cila me shumë gjasa do të mbetet vetëm në sirtar.