Precedenti Llalla, ja kush është prokurori tjetër që hetohet për fshehjen e 50 mijë eurove

Precedenti i dënimit nga SPAK, i ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka krijuar një hetim të së njëjtës natyrë, në prokurorinë e Tiranës, ku këtë herë njësoj si Llalla, në verifikim për pasurinë është vënë një prokuror që ushtron detyrën në prokurorinë e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për prokurorin, Emëror Kasaj, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin për fshehje të pasurisë dhe “Falsifikimit të formularëve” nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre.

Hetimi që është rregjistruar në akuzën kryeqytetase ka marë shkas nga kallëzimi i një qytetari, ndërsa rasti abuziv është bërë publik edhe në media. Kjo ka sjellë dhe nisjën e hetimeve për prokurorin Emëror Kasaj, hetim i cili ka shumë gjasa të sjellë caktimin e një mase sigurimi ndaj këtij prokurori.

Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, hetimi ka për bazë dy veprat penale të lartpërmendura. Pasi flitet për një shumë prej 50 mijë euro që prokurori Emëror Kasaj, i ka fshehur duke mos i deklaruar ato si shuma që i ka marë borxh dhe më pas i ka dhënë sërisht borxh, tek shtetasi Maurizio Lombi.

Prokurori Emror Kasaj, ka fshehur të ardhura dhe nuk i ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interest, vlera monetare me qëllim fshehjen e tyrë dhe për pasoj ka falsifikuar Formularin e Deklarimit.

Kasaj, pretendon se 50 mijë euro, i ka marrë borxh tek disa shokë dhe ka paguar vlerën monetare Maurizio Lombi, në mirëbesim. Por ndërkohë në institucionin ILDKPI-së, nuk është deklaruar një fakt i till referuar kjo, deklaratave periodike ndër vite që Kasaj ka plotësuar dhe dorëzuar.

Të gjitha këta veprime janë të dënueshme nga dispozita të veccanta të Kodit Penal, ndaj dhe prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur hetimet ndaj këtij prokurori. Nga verifikimet e kryera si dhe për të mbuluar situatën, prokurori Emëror Kasaj, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi civile ku i kërkon Maurizio Lombit, ti kthejë mbrapsht shumën prej 50 mijë euro. Ccështja civile mban Nr. 16702 dhe është rregjistruar në datën 3 nëntor 2021, dhe aktualisht, është duke pritur faza e gjykimit në gjykatën e Tiranës, me gjyqtar, Agron Zhukri, i cili ende nuk ka caktuar datë gjykimi.

Ndërsa nga ana tjetër prokuroria e Tiranës, vijon hetimin penal dhe ka shumë gjasa që të caktohet një masë sigurimi ndaj prokurorit Kasaj. Sipas legjislacionit në fjalë dhe më konkretisht nenit 152 të “Ligjit për Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve”, një prokuror ose gjyqtar, pezullohet nga detyra menjëherë sapo ndaj tij rregjistrohet një procedim penal, për ccfarë do lloj vepre penale, që ai është nën hetim.

Kërkesën për pezullimin e prokurorit ose gjyqtarit, prokurori i çështjes e paraqet në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe më pas ky institucion brenda një afati 3 ditor, ja përcjell për vendim përfundimtar, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nëse subjekti nën hetim është prokuror dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse subjekti nën hetim është gjyqtar.