“Preferonte të ishte i shurdhër dhe të bënte seks”, e veja e Hugh Hefner flet për jetën “toksike” në krah të 90-vjeçarit, që merrte viagra me shumicë

Prioriteti i Hugh Hefner deri në fund të jetës së tij në moshën 91-vjeçare mbeti seksi, thotë e veja e tij Crystal në librin e saj të ri që pritet të dalë pas disa muajsh.

Sipas Daily Mail, e cila mori akses në librin, gruaja 37-vjeçare, e cila më parë ishte një modele e suksesshme e Playboy, përshkruan në librin e saj “ferrin” që jetoi me burrin e saj, i cili donte për të kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj, dhe ishte mizogjene dhe narcisiste.

Libri titullohet “Vetëm thuaj gjëra të mira”, nga një frazë që Hefner i kishte thënë dikur në një bisedë mes tyre, që kur të ndahej nga jeta të fliste vetëm pozitivisht për të.

“E mbajta këtë premtim për pesë vjet. Por pasi bëra shumë psikoterapi dhe plagët e mia u shëruan, kuptova se duhet të jem e sinqertë për jetën time me të. Ky libër flet për mënyrën se si u shërova pasi jetoja në një mjedis toksik”, thotë 37-vjeçarja për librin e saj.

 

 

Zbulimet e Crystal Hefner (e cila dëshiron të ndryshojë mbiemrin pasi të përfundojë doktoraturën në psikologji) në kujtimet e saj janë të shumta. Sipas saj, abuzimi i themeluesit të Playboy me Viagrën që të organizonte “orgji” edhe në pleqëri, ishte i tillë që ai kishte humbur dëgjimin në njërin vesh.

“Hef gjithmonë thoshte se do të preferonte të ishte i shurdhër dhe të bënte seks. Ishte e çuditshme ”, shkruan Crystal në libër.