Presidenti Rexhep Tajip ka sulmuar diten e sotme miliarderin George Soros dhe djalin e tij, duke i akuzuar se po perpiqen ‘te pushtojne’ Ballkanin me ndikimin e tyre ne Maqedonine e Veriut, Kosove dhe Shqiperi.
Erdogan përfundoi turneun e tij afrikan dhe u kthye në shtëpi. Pas kthimit në Turqi pas vizitave të tij në Afrikë, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion.
Çfarë është Soros?
Duke u shprehur se këta emra po përpiqen të ndikojne vendin që duan me para, Erdogan tha: “Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të ‘pushtojne’ Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t’u japim atyre kete mundësi. Ata perpiqen ta bejne kete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet te jemi te kujdesshem. Elhamdulilah, ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri.”