“Prind 1 dhe Prind 2’/ Xheni Karaj e revoltuar me mediat: Valë e stisur urrejtje, kush e ka shpërndarë dhe ç’synim ka Formulari?

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LBTI, Xheni Karaj e ka konsideruar të pavërtetë lajmin që ka qarkulluar në media për zëvendësimin e ‘nënë’ ‘baba’ me termin Prind 1 dhe Prind 2 në formularët e kopshteve.

Xheni ka bërë thirrje që të mos shpërndahen më shpifje dhe valë urrejtje.

“Aleanca LGBT dhe Pro LGBT detyrohen të informojnë publikun lidhur me pavërtetësinë e lajmeve të publikuara në media gjatë dy ditëve të fundit. Ne nuk kemi asnjë informacion lidhur me formularin që pretendohet se është shpërndarë në kopshte të Tiranës, ku amësia dhe atësia përcaktohen mes opsioneve prindi 1 dhe 2. Ne si organizata ndajme të njëjtin kuriozitet për të ditur çfarë përmban ai formular, kush e ka hartuar, kur është shpërndarë dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë. Për sa kohë nuk dimë absolutisht më tepër se kaq, pyesim!