“Kjo marrëveshje do të hiqet si pikë e rendit të ditës së seancës së sotme plenare”
Maxhoranca ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për emigrantët.
Shkak është bërë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të pranuar padinë e opozitës, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lajmëruar deputëtët për mbëritjen e shkresës.
Ju njoftoj se Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Kuvendin e Shqipërisë për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin e protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit. Kjo marrëveshje do të hiqet si pikë e rendit të ditës së seancës së sotme plenare”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Gjykata Kushtetuese mori dje (13 Dhjetor) vendimin për pezullimin e për të shqyrtuar padinë e bërë nga deputetët e opozitës për marrëveshjen me Italinë.
Padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend ditën e sotme (14 Dhjetor).