Pritjes 8-vjeçare të Milanit i ka ardhur fundit, kuqezinjtë e Stefano Piolit, likuiduan me rezultatin 4-0 Salcburgun, në duelin e fundit të grupit, duke siguruar një “biletë” për në fazën e 1/8-ave të Champions-it, biletë kjo që kishte plot 8 vite që mungonte.
Oliver Zhiru ishte heroi i kuqezinjve mbrëmjen e sotme, teksa shënoi dopietë në minutat 14 dhe 57 si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Kruniç në minutën e 46-të, ndërkohë që këtë triumf spektakolar e “vulosi”, Mesias në 90+1′
Një fitore e merituar kjo nga ana e Milanit, që me 3 pikët e marra në “San Siro”, u pozicionua në vendin e dytë, në renditjen përfundimtare të Grupit E, me 10 pikë në 6 ndeshje.