Cili është plani juaj më i afërt?
Nisja e punimeve për stadiumin e ri të Milanit. Është një mjet tjetër në kutinë e veglave. Dua t’u jap tifozëve shkallën e ardhshme të futbollit europian. Kështu flasim për “San Siro”-n e do të doja t’u dhuroja tifozëve të Milanit versionin e radhës. Është veçanërisht e rëndësishme për ta. Nëse jemi të suksesshëm, do të ketë një ndikim të madh në Itali. Zona e San Donatos do të jetë vendi ku do ta ndërtojmë.
Po objektivat e tjerë cilët janë?
Jemi të parët në kampionat, me sytë te skudetoja dhe duam të avancojmë në Champions hap pas hapi. Personalisht jam optimist. Vitin e parë që vëzhgova për të kuptuar, morëm kohën tonë. Ka një virtyt në vazhdimësi dhe lojtarët e Milanit ishin fantastikë. Kemi ndryshuar shumë dhe e di që ndonjëherë ndryshimi është i frikshëm, por po ia dalim. Kam 30 vjet që punoj në këtë mënyrë, modeli ynë do të duhet të italianizohet. Është ndryshe nga Amerika.
Ibrahimoviç tha se jeni në bisedime për një rikthim të mundshëm…
Zlatani është një legjendë, një lider. Kemi nevojë për njerëz të tillë rreth nesh. I dua njerëzit që shkëlqejnë dhe që dinë të shpërblejnë atë që kanë marrë. Ne kemi një ekip të ri, dikush si Ibra mund të jetë shumë efektiv si këshilltar dhe drejtues për të gjithë ekipin. Është në dorën e tij, por po flasim për këtë. Mendoj se do të kishte shumë avantazhe për ne.