“Protesta e 3 marsit shantazh Gjykatës”/ Gazetari Hoxha zbardh skenarin e Berishës: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të bëhet protestë…

Poli Hoxha komentoi dy protestat e organizuar nga opozita para pak ditësh dhe protestën kombëtare që është paralajmëruar me 3 mars nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Në një intervistë televizive është shprehur se 3 marsi do të merret si një shantazh ndaj drejtësisë.

Më tej ai theksoi se me lëvizjet që po bën Berisha, kërkon që të krijojë një alibi.

“Më tre Mars nuk do të ndodhë asgjë. Dy protestat që u  bën ishin të vakta, nuk kishte pjesëmarrje. Nuk pres ndonjë gjë. Duhet të analizohet kush është shkaku dhe çfarë do të ndodh. Kjo merret si një shantazh dhe dorëzim ndaj verdiktit të drejtësisë. Grupi i Berishës e di tashmë se si do të përfundojë ajo seancë ose nga ana tjetër është duke i bërë presion Gjykatës. Unë po shikojë që lëvizja e Berishës po del hapur ndaj sistemit gjyqësor. Më mirë thotë hapur. Unë e shoh si një parapritë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Berisha e vë si kusht që pa logon e PD-së nuk futen në zgjedhje. Këta po përpiqen që të krijojnë një alibi”- tha ai.

Hoxha theksoi se nuk ka ndodhur që të bësh protestë para një Gjykate, ndërsa shtoi se Berisha e ka të humbur çështjen e vulës me tre mars.