Provokim ndaj Pikes? Shikoni kostumin që Shakira zgjedh për të festuar Halloween-in

Shakira duket se është duke lënë pas momentin e saj të vështirë pas divorcit me Pikenë dhe këtë Halloween ka zgjedhur ta festojë ndryshe.

Këngëtarja latine ka zgjedhur që të vishte si heroina e njohur “Gruaja e Mrekullive” (Wonder Woman), duke e cilësuar si heroinën e saj të preferuar.

Duket se në rrjet ka lindur menjëherë pyetja nëse ky kostum ishte një provokim ndaj ish-bashkëshortit të saj, Zherard Pike.