Pse burri i kancelares Përmet, përlau dhe e mbajti peng kryetarin e Gjykatës duke i vënë koburen në kokë

Në datën 06 maj të vitit 2005 është marrë peng, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Përmetit, Astrit Shema, ndërsa pas lënies së tij të lirë, është prangosur pengmarrësi.

Ndërsa pengmarrja dhe kërcënimi me armë, e cila ka zgjatur rreth një orë, pas një urdhëri të prokurorit të rrethit, policia ka arritur të prangosë pengmarrësin e kryegjyqtarit.

Pengmarrja, është bërë  në rrethana ende të pa zbardhura, 31-vjeçari Klement Ndina, lindur në Leskovik e banues në Përmet, është gjendur në autoveturën me targa PR 1400 B e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Përmetit, Astrit Shema.Duke i vënë një pistoletë në kokë, mes kërcënimit, pengmarrësi i ka kërkuar pengut të tij, kryegjyqtarit, që autoveturën e tij, t’a drejtojë përgjatë aksit rrugor Përmet – Këlcyrë. Nën kërcënimin e armës, Shema ka bërë siç i kërkoi Ndina, duke udhëtuar drejt Këlcyrës, ndërsa të dy, sërish bashkë, janë rikthyer në Përmet, përmes të njëjtave “kushte”.

Pas “çlirimit” nga pengmarrja, Kryegjyqtari i Përmetit, Astrit Shema, është paarqitur menjëherë në komisariatin e Policisë së Përmetit, ku edhe ka depozituar denoncimin për Klement Ndina. Pas kësaj, menjëherë nga ana e policisë, është përgatitur dosja përkatëse, e cila i’u përcoll Prokurorisë së Rrethit.

Ka qenë Prokurori i Rrethit të Përmetit, i cili me anë të urdhërit të tij Nr. 152, ka kërkuar arrestimin e Ndinit, pas verifikimit të vendodhjes së pengmarrësit, nga ana e agjentëve të krimit, uniformat blu kanë bërë rreth orës 12.00 arrestimin e Klement Ndinit dhe shoqërimin e tij në dhomat e izolimit të komisariatit të Policisë së Përmetit.

Për sa i përket motivit të kësaj pengmarrje, burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bënë të ditur se po hetohet, por ende nuk është arritur në një përfundim. Por nga an atjetër bashkëshortja e Ninit, Oriana Derveishi ka qënë sekretare e gjykatës së Përmetit ku  kryetar ka qënë Astrit Shema.

Për sa i përket akuzave, mësohet se mbi Ndinin kanë rënduar dy të tilla, ajo e “rrëmbimit të personit” dhe e “kanosjes me armë”.Në ditët e ardhshme, pritet që të zbardhen motivet e pengmarrjes, ndërsa pritet edhe masa e sigurisë ndaj Ndinit, në gjykatën e Shkallës së Parë të Përmetit.

vijon……………………………