Avokati Arben Llangozi ka folur lidhur me akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha, ku sipas tij i ka dhënë një goditje pa mëshirë duke rikthyer besimin e publikut te drejtësia.
Ai thotë se SPAK ka vepruar ndryshe me kryetarin e bashkisë së Kuçovës, pasi është një ndër pushtetarët më të korruptuar i cili po favorizohet nga prokurori Dritan Prençi.
Në një postim në Facebook, Llangozi shkruan se kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke dhe nuk e ka deklaruar në organet ligjzbatuese.
Ai thekson se Dritan Prençi i ka lënë në gjumë dosjet penale në ngarkim të Hajdarit dhe nuk po merr masa për parandalimin e veprimeve kriminale në ngarkim të tij. Sipas tij, ky prokuror ndikohet nga oligarkët dhe politika dhe nuk vendos pas hekurave Kreshnik Hajdarin.
“Pse prokurori i “SPAK” Dritan Prençi po favorizon kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari?
Sali Berisha u bë shembull i veprimeve të dyshuara kriminale. SPAK e goditi Berishën, pa mëshirë dhe riktheu besimin e publikut te drejtësia.
Ndryshe po veprohet me Kryetarin e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, ai po favorizohet haptaz nga prokurori Dritan Prençi.
Kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari padyshim që është një ndër pushtetarët më të korruptuar të partisë socialiste.
Ai prej 6 muajsh është nën hetim për falsifikim formularësh dhe korrupsion dhe nuk po arrestohet.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke dhe nuk e ka deklaruar në organet ligjzbatuese.
Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
Por për fat të keq ky prokuror po heton edhe disa kallëzime të tjera në ngarkim të Hajdarit për korrupsion.
Ky prokuror i ka lënë në gjumë dosjet penale në ngarkim të Hajdarit dhe nuk po merr masa për parandalimin e veprimeve kriminale në ngarkim të tij.
A po favorizohet Kreshnik Hajdari nga “SPAK” me ndikim të oligarkëve apo me ndikim politik apo nga oligarkët?
Si është e mundur që prokurori Dritan Prençi ka në dosje vendimin e dënimit të Kreshnik Hajdarit dhe nuk e arreston atë?
Dyshimet janë se ky prokuror ndikohet nga oligarkët dhe politika dhe nuk vendos pas hekurave Kreshnik Hajdarin i cili ka shkelur hapur ligjin…”, shkruan Arben Llangozi.