Pse Putini po synon të shantazhojë botën me grurin?

BILD

Lufta gjakatare e Putinit në Ukrainë nuk po shkon siç duhet. Për fat të keq, tirani i Kremlinit ka akoma një as nën mëngë: bllokadën ruse në Detin e Zi, e cila po pengon aktualisht të gjitha importet e grurit.

Ekspertët paralajmërojnë për një krizë globale të ushqimit. Dhe kjo është pikërisht ajo që po përdor tirani i Kremlinit për të shantazhuar botën.

Në mënyrë specifike, ai kërkon asgjë më pak se heqjen e të gjitha sanksioneve ekonomike të BE dhe SHBA- masa ndëshkuese që nuk do të ekzistonin pa agresionin e tij ndaj vendit fqinj.

Putini kërkon të shantazhojë botën me grurin!

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko bëri thirrje të mërkurën që të hiqen masat ndëshkuese kundër industrisë së eksportit të Rusisë dhe sektorit financiar. Përveç kësaj, Ukraina duhet të çminojë të gjitha portet. Rusia atëherë do jetë e gatshme që të sigurojë një korridor kalimi humanitar.

Problemi është se eksportet ukrainase të grurit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për furnizimin global të ushqimit. Para luftës, Ukraina eksportonte 75 përqind të drithit të kultivuar në vend. 90 përqind e këtyre eksporteve shkonin përtej Detit të Zi. Por kjo rrugë detare është bllokuar nga flota ruse e Detit të Zi që nga nisja e agresionit të Putinit kundër Ukrainës.

Për pasojë, shumica e grurit ukrainas të eksportuar aktualisht është mall i vjedhur rus.

Ndërkohë në portet e Ukrainës, mbi të gjitha në Odesa, ka miliona ton drithë që nuk transportohen dot sepse marina ruse po e bllokon.

Koha po bëhet gjithmonë e më e kufizuar, paralajmëron Ukraina. Rreth 22 milionë ton do të duhet të nxirren nga Ukraina përpara fillimit të sezonit të korrjes, thonë ligjvënësit ukrainas. Sipas tyre, ka akoma edhe një muaj e gjysmë kohë. Përndryshe, kapacitetet magazinuese do shterojnë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba po ashtu i përshkroi kërkesat e Rusisë për heqjen e sanksioneve si një shantazh.

Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje që të mos lejohet heqja e sanksioneve. Përpara se të flasin për heqjen e sanksioneve, ata duhet të vijnë në Ukrainë për të parë fëmijët e vdekur dhe të flasin me prindërit e tyre, tha ai. Atëherë politikanët do heshtin.

Por si mund të nisi eksportet sa më shpejt? Përgjigjia e Ukrainës është: Ushtria mund të hapë rrugën për anijet- nëse Perëndimi i furnizon me armë të rënda.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që Rusia të lejojë përsëri eksportin e grurit ukrainas për javë të tëra. Qeveria gjermane është skeptike në lidhje me ofertën ruse për të lënë anijet ukrainase me grurë të largohen nga portet e Ukrainës në këmbim të pastrimit të minave detare.

Nga njëra anë, siguria e rrugëve të transportit nuk është e garantuar, sipas qarqeve qeveritare në Berlin. Nga ana tjetër, ekziston shqetësimi se marina ruse mund ta përdorë pastrimin e minave për sulmet e veta. Dikush duhet të pyesë veten nëse propozimi rus duhet të merret seriozisht.