PSG-ja nuk e ka më në plane, Juventusi gati të transferojë sulmuesin francez

Hugo Ekitike, sulmuesi francez i lindur në vitin 2002, është duke u larguar nga PSG-ja, dhe media të ndryshme bëjnë të ditur gjithashtu se transferimi i ri lidhet me Serinë A dhe më saktësisht Juventusin.

Qendërsulmuesi pritet të largohet nga Parisi në janar dhe siç raportohet nga “Foot Mercato”, kërkohet nga disa klube në kampionatin anglez.

Në sezonin aktual ai ka zbritur vetëm një herë në fushë dhe kjo vetëm për tetë minuta në ndeshje kampionati. Luis Enrike nuk e konsideron, ndaj edhe 21-vjeçari synon të largohet për të pasur ndonjë shans grumbullimi me Francën në Europianin e vitit të ardhshëm.