Publikohet vendimi: Ky është Zamir Xhihani i cili vrau 17 persona/ Masha e tij Etleda Çiftja komandon Drejtësinë

Nga ana jonë shpesh herë është denoncuar Komisionerja  Etleda Çiftja, e cila përveç mesatares së shkollës së lartë e cila rezulton të jetë pesë, ajo është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.

Lidhja me krimin e organizuar është nëpërmjet motrës së sajë Ornela Xhihani e cila është bashkëshortja e trafikantit Arian Xhihani,  dhe ky i fundit është vëllai i trafikantit vrasës Zamir Xhihani.

Por kush është trafikanti   Zamir Xhihani?

Në 17 nëntorit të vitit 1997 ora 16:00 një gomone  e cila ishte blerë në Vlorë, për 50 milionë lireta, nga kavajasi Zamir Xhihani niset drejtë Italisë,   me organizimin e Xhihanit dhe  pa u menduar shumë skafisti nisi udhëtimin me 28 persona në gomone, midis të cilëve 1 fëmijë , klandestinët të cilët ishin kryesisht nga Durrësi, por dhe nga Shkodra dhe Lezha, udhëtonin edhe dy Kavajas.

Atë mbrëmje tragjike, hipotezat janë të ndryshme, por e vërteta rrëfehet vetëm nga 11 protagonistët e mbetur gjallë, një pjesë e së cilëve vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë së Brindizit.

Gomonia e tragjedisë, vazhdoi rrugën për dy orë në mot të keq dhe nuk u kthye mbrapsht për në brigjet Shqiptare ku mund të shpëtoheshin jetë njerzish.

Njëri prej shkaqeve që ajo s’është kthyer, mendohet të jetë se aty ka pasur gati 120 kg marijuanë që duhej të shkonte medoemos në bregun tjetër,  gjithsesi asgjë nuk ka rënë në duart e policisë italiane por është konstutaur nga telefonat dhe sms që ishin në to.

Në gomone ka plasur një sherr mes Skafistit  që donte me çdo kusht të vazhdonte, kavajasve dhe njerëzve të tjerë që iu trembën detit dhe donin të ktheheshin dhe skafistëve të cilët donin të vazhdonin rrugën drejt Italisë.

Në zënkë e sipër dikush ka kërkuar të kthehet dhe ka kërcënuar skafistin ,dhe më pas nga dëshmitë e të mbijetuarve është thënë se personat janë hedhur në det me dhunë nga skafisti.

Ndërkaq një grua e llahtarisur nga sherri në mes të detit, ka mëshuar fort, duke shpuar njërën prej dhomave të gomones me takën e këpucës , ndonëse kjo nuk ka sjellë shfryrjen e plotë të saj dhe më pas  motorët janë fikur, për të mos u ndezur dot më.

E vërtetuar nga tabulatet , për gjithçka ndodhte, ishin të informuar nëpërmjet celularëve , Xhihani në Kavajë dhe njeriu që priste në Itali , të dy organizator të trafiqeve ndërkombëtare të qënieve njerëzore më pas gomonia ka ngelur në mëshirë të detit të keq dhe stuhisë që i ka shoqëruar të mbijetuarit në tre netë. Celularët nuk funksiononin më, apo të paktën kështu është thënë, nga Xhihani i cili është arrestuar nga ana e policisë së Tiranës. Në gomone kishte katër celularë të sekuestruar nga Policia Italiane të cilët provojnë se Xhihani ishte organizator i këtyre trafiqeve.

Xhihani ndërsa priste kthimin e gomones, ai nuk lajmëroi në polici për mundësinë e mbytjes së saj, me frikën se mund t’i ndodhte gjë, apo dhe me shpresën se ata do kishin përfunduar në Mal të Zi, siç ndodh në raste të tilla.

Shefi i Komisariatit Avni Jasharllari, lajmëroi menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Interpolin italian, i cili nisi kërkimin dhe vetëm të enjten, më 21 nëntor, ora 14:30 në Kavajë erdhi lajmi nga Brindizi. “U gjetën në një gomone 11 të mbijetuar dhe 5 të vdekur. Është arrestuar skafisti dhe Goseni, në xhepat e të cilit u gjetën celularë, ora dhe bizhuteri të pasagjerëve të gomones. Gjithë të tjerët janë nën mbikëqyrjen e policisë”.

Gomonia ishte gjetur vetëm 20 milje larg Brindizit. Pasi e tërhoqën drejt portit, në breg zbritën pas udhëtimit treditor me tmerrin, një fëmijë dhe 4 të rritur të vdekur nga të ftohtit, uria dhe frika, si dhe 11 të mbijetuar në gjendje shumë të keqe shëndetësore. 12 njerëz të tjerë u konsideruan të humbur.

Ende nuk dihen emrat e tyre, as arsyet e zhdukjes, pasi të vdekur, apo të gjallë, duhej të mbërrinin 28 vetë në Brindizi.Në Kavajë të thonë edhe ndonjë prej emrave të të zhdukurve. Një djalë nga Durrësi, i cili ishte dhëndri i Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Hollësia që tregojnë për të është se ai nuk pagoi për të vdekur, pasi Xhihani “donte t’i bënte nder”.Një tjetër e humbur është dhe një vajzë nga Fieri e quajtur Klodi.

Për këtë fakt të mësipërm, e provojmë me vendimin e dënimit të gjyktaës së rrethit gjyqësor Kavajë, e cila ka pranuar rrethanat e mësipërrme dhe  ka dënuar   trafikantin Zamir Xhihani.