Pesë gola dhe tre asiste në 13 prezenca kampionati për Kristian Pulisiçin, por ndërkohë nuk ka lënë ende gjurmë në Ligën e Kampioneve me fanellën kuqezi.
Për këtë sezon, ndeshja e sotme ndoshta do të jetë shansi i fundit për ta bërë diçka të tillë. Do t’i vlente statistikave të tij, por edhe sidomos kuqezinjve që në “Sen Xhejms Park” kërkojnë një fitore e cila nëse kombinohet me suksesin e Dortmundit ndaj PSG-së, do të kualifikonte italianët në 1/8-at e Champions-it. Lidhur me situatën ka folur vetë 25-vjeçari, i cili ka qenë krah trajnerit Pioli në konferencën e zakonshme për shtyp që paraprina takimin e sotëm të orës 21:00.
Si do ta gjykonit përvojën tuaj te Milani deri më tani?
Ndihem shumë mirë. Sezoni im i parë te Milani po shkon mirë, me disa ulje-ngritje, por po argëtohem shumë dhe ndihem gati për këtë ndeshje. Dëmtimet na kanë penalizuar si në Champions ashtu edhe në kampionat, por gjithmonë jemi munduar të bëjmë më të mirën.
Çfarë prisni nga takimi i sotëm?
Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Përballë është një rival i ndërlikuar, por e dimë se do të luajmë në një stadium armiqësor. Jemi përgatitur shumë mirë, do të japim gjithçka për të fituar dhe për t’u kualifikuar në Champions.
Jeni ndër lojtarët më me përvojë te Milani, çfarë kundërshtari ju duket Njukasëlli?
Rezultatet në ndeshjet e fundit nuk i kanë buzëqeshur, por në fushën e tyre nuk humbasin kurrë. E kanë dëshmuar në kampionat, por edhe ndaj PSG-së. Njukasëlli është një ekip që luan intensivit, presim shumë ndërhyrje mbrojtëse dhe intensitet në fushë. Duhet të jemi gati dhe të luajmë një ndeshje të mirë nëse duam të fitojmë.
Sa besoni te kualifikimi?
Ne duhet të fokusohemi në fitoren e ndeshje dhe kemi vetëm kontroll mbi atë aspekt. Do ta njohim fatin tonë në grup vetëm në fund, por fillimisht do të zhvillojmë ndeshjen tonë ashtu siç e kemi përgatitur, duke shpresuar të bëjmë mirë dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.
Keni kontaktuar ndonjë nga miqtë tuaj në Dortmund, për ti kërkuar fitoren ndaj PSG-së?
Nuk është e nevojshme. Dortmundi luan gjithmonë për fitore, sidomos në stadiumin e tij.