Qëlloi 27-vjeçarin me breshëri plumbash, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri algjerian, u dhunua barbarisht disa ditë më parë në Greqi. Lidhur me këtë ngjarje autoritetet vendase i kanë vënë prangat një 27-vjeçari shqiptar. Ky i fundit dyshohet se është vrasës me pagesë, vrasje që në rastin konkret mbeti në tentativë.

Sipas mediave greke, i riu nga Algjeria është qëlluar 14 herë nga një makinë me tre persona, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka kapur. Më pas autorët kanë zbritur nga makina dhe e kanë dhunuar duke e lënë pa ndjenja.

Teksa algjeriani po lufton për jetën në spital, policia ka mundur të identifikojë një prej autorëve, të riun me origjinë shqiptare. Policia në bazë të hetimeve ka bindjen se shqiptari është paguar nga dikush tjetër për të vrarë, për shkak të prishjes sëpazareve të drogë.