Qëlloi me armë drejt makinës së drejtorit të shkollës ‘Wilson’, arrestohet 31-vjeçari

Ditën e sotme është vënë në pranga autori 31-vjeçar i atentatit ndaj Lulzim Mashës.

Tasi qëlloi me armë zjarri ndaj drejtorit të shkollës “Wilson” në 18 janar të këtij viti pranë Liqenit të Thatë, teksa Masha po lëvizte me automjetin e tij.

Kujtojmë se Masha u qëllua me 3 plumba, 2 prej të cilëve e kapën në makinë ndërsa Skerdi Tasi u largua në këmbë nga vendngjarja.

31-vjeçari është arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:
– S. T., 31 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.