Qendërmbrojtësi anglez Ben Uajt u kthye në ishull më 30 nëntor duke mos luajtur as një ndeshje në Kupën e Botës në Katar. Në momentin e largimit u raportua se ai u kthye për arsye personale, por media angleze kanë zbuluar të vërtetën.“Daily Star” raporton se Uajt u largua për shkak të një sherri me ndihmës trajnerin Stiv Holand në prag të ndeshjes me SHBA-në.
Thuhet se asistentit të Sauthgejt nuk i ka pëlqyer fakti, që Uajt ka lënë përshtypje negative në takim me njohuri të pamjaftueshme për kundërshtarin dhe statistikat e tij.
Përveç kësaj, media bën me dije se qendërmbrojtësi e ka pasur shumë të vështirë integrimin në skuadër dhe ka patur konflikte me portierin zëvendësues Aron Ramsdale dhe sulmuesin Bukajo Saka.
I pakënaqur me rolin e tij në pankinë, ai vendosi të kthehet në Angli.