Qeveria paracakton fituesin e koncensionit 400 milionë euro të pasaportave dhe kartave të identitetit, aksionerë të fshehtë edhe disa politikanë të korruptuar

I vetmi koncension serioz dhe i sukseshëm në Shqipëri, ai i prodhimit të dokumenteve biometrike, pasaportë dhe kartë identiteti, do të kapet nga karteli i korrupsionit në Tiranë.

 

Një linjë klientele në qeveri ka paracaktuar një biznesmen të botës së korrupsionit dhe pastrimit të parave, si personin që do të marrë koncensionin e prodhimit të dokumenteve biometrike.

 

Prapaskena mëson se tenderi fiktiv do të mbahet në korrik të këtij viti, por pazari është finalizuar prej kohësh.

 

Për të kapur këtë koncension janë përfshirë edhe disa politikanë dhe pushtetarë të korruptuar, të cilët do të jenë aksionerë të kamufluar në kompaninë që po themelohet në Tiranë.

 

Koncensioni do t’u kushtojë shqiptarëve rreth 400 milionë euro për 10 vite. Gjysma e parave do të ndahet mes palëve sipas modaliteteve të pazarit që është arritur.

 

Publikisht thuhet se ky shërbim do t’i kalojë shtetit, por në fakt është përcaktuar edhe fituesi i koncensionit.

Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7.500 lekë për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.