Rafinja: Vuajmë për të fituar, por i’a dolëm njësoj si ndaj Realit

Rafinja ka qenë protagonisti i madh në fitoren e Barcelonës kundër Valencias. Goli i tij ka vulosur suksesin e skuadrës “Blaugrana”, në një takim që i është dashur të vuajnë shumë për të marrë pikët e plota.“Ndonjëherë na duhet të vuajmë për të fituar. Është e rëndësishme që në La Liga të ruajmë ritmin dhe vijueshmërinë në rezultate. Mendoj se deri më tani jemi duke e bërë mirë punën. Luajtëm keq në Almeria, por u kthyem me një fitore”, ka thënë Rafinja.

Braziliani ka saktësuar se me daljen me karton të kuq të Arauhos gjithçka u vështirësua.

“Na u desh të mbroheshim shumë thellë në fushën tonë siç bëmë me Realin dhe në fund ia dolëm”.