Ish-trajneri i Barcelonës midis viteve 2003 dhe 2008, Frenk Rajkard ka dhënë një intervistë për “Helden Mgazine”. Tema kryesore e bisedës ishte ylli argjentinas Lionel Mesi. Tekniku holandez, foli për shpalljen e tij kampion bote, ritakimi me të në 2017-ën etj.“Nuk më rrodhën lotët në faqe, pas finales së Kupës së Botës, por kam brohoritur shumë për atë që Mesi kishte bërë këtë. Po e shikoja finalen mes Argjentinës dhe Francës, kryesisht si tifoz i Leos. Mendoj ai mori atë që donte, ai e meritonte”.
Trajneri holandez tregoi se si ishte ribashkimi i tij i veçantë me argjentinasin në 2017-ën.
“Djali im Santi donte shumë të shihte një ndeshje të Barcelonës. Unë nuk isha tifoz i madh i stadiumeve në atë kohë. Biletat i mora përmes delegatit të ekipit, Karles Naval. Mesi ishte super i këndshëm dhe i afrueshëm. Ne u përqafuam dhe bëmë foto. Kjo, natyrisht, ishte veçanërisht argëtuese për djalin tim. Kur takova përsëri Leon pas një kohe të gjatë, ai më bëri të ndjej diçka të veçantë. Ai ishte bërë ylli i madh, që e gjithë bota e futbollit po e shikon me gojë hapur”, u shpreh ai