Rama godet Tigrin, i ndalon bixhoxin dhe i merr dhuratat, la 80 mijë euro për një natë në Greqi

Javën e kaluar kanë hyrë në fuqi kodi i ri etik i miratuar nga qeveria në shtator 2021. Rregullat u diktuan nga kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes Rama 3.

Një ndër rregullat që duhet të zbatohet nga ministrat është ai i ndalimit në mënyrë kategorike të bixhozit.

Ministrat nuk duhet të jenë prezentë apo të hyjnë në ambiente lojërash fati. Në mënyrë specifike, ky rregull kufizon në veçanti dëshirën dhe varësinë e njërit prej tyre, i apasionuar pas bixhozit.

Përveç haremit të dashnoreve në administratë, aferave dhe udhëtimeve me çharter, bixhozi njihet si një tjetër pikë e dobët e Tigrit të qeverisë.

Tigri luan në kumar paratë që vjedh në buxhetin e shtetit me koncesione, tendera dhe forma të tjera, në bashkëpunim me oligarkët, për të cilët krenohet se i ka miq për kokë.

Në një raportim të pak kohëve më parë, një punonjës shqiptar denonconte se e kishte parë ministrin në një kazino tek një hotel me 5 yje në Kalkidhiki në Greqi ku brenda një nate kishte humbur 80 MIJË €.

Nëse Tigri do të dënjojë ta kryejë këtë shkelje, duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra, të paktën sipas protokollit. Mbetet për t’u parë deri sa do të durojë pa shpërthyer kapaku i kusisë me avull të zv.kryeministrit.

Krahas ndalimit të bixhozit, Rama ka vendosur t’i marrë Tigrit edhe dhuratat që ka marrë nga oligarkët dhe sheilët, si dhe t’i ndalojë takimet me oligarkët pa praninë e dy personave të tjerë.