Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Rama dhe Kushi kanë prezantuar buxhetin e vitit 2022 për arsimin.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh me tone të forta se do ketë reformë edhe në Arsim, ai hodhi kritika të forta për nivelin e drejtuesve në shkollat e vendit.
Kreu i qeverisë tha se sot kemi në shkolla drejtues që janë “out” dhe që duhet të largohen për t’u lënë vendin atyre që e meritojnë.
“Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë test janë një përqindje shumë e vogël në raport me pjesën tjetër.