Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aktivitetin që organizoi Rama sot, ku u prezantua buxheti i Ministrisë së Brendshme, ku të pranishëm ishin dhe punonjës të Policisë së Shtetit.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji tha se Rama poshtëron policinë me propagandë politike.
REAGIMI I SALIANJIT
Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!
Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!