Rashford OK, legjenda Ferguson analizon situatën te Mançester Junajtid: Na duhet një tjetër

Sër Aleks Ferguson, trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, e ka ftuar klubin që të investojë për të transferuar një qendërsulmues të ri pavarësisht formës fantastike që po kalon Markus Rashford këtë sezon (ka shënuar 25 gola në të gjitha kompeticionet).“Nuk mendoj se ai është një sulmues i mirëfilltë. Ai vepron nga krahu i majtë dhe ka qenë fantastik”, tha skocezi 81-vjeçar për “SkySports”.

“Finalizimi i tij është gjithnjë i mirë, i mban gjithmonë goditjet poshtë, çka është diçka me të vërtetë e rëndësishme për një sulmues dhe po kalon një formë të shkëlqyer. Fatkeqësisht për ne, ai është i vetmi burim golash. Ne na duhet një sulmues ekstra, por ai po bën këtë”.