Pandemia e Coronavirus mund të jetë një kujtim i largët e i tmerrshëm për shumicën e njerëzve, por virusi është ende mes nesh.Ekspertët në Britanin e Madhe kanë paralajmëruar për përhapjen e një varianti të ri, të quajtur Eris. Varianti i cili është mutavion i Omicron, është hasur në 7 raste infektimi deri më tani, teksa vijon të pëhapet.Sipas OBSH, Eris ka dalë në qrkullim në fund të majit dhe është tashmë nën vëzhgim për të parë nëse ëhstë agresiv apo jo.Aktualisht nuk është renditur si një variant shqetësimi, teksa autoritetet vijojnë të mbajnë në vazhgim rastet me Covid, të cilët janë rritur ndjeshëm në fakt.Më 1 korrik, 3.3% nga 100,000 njerëz me shqetësime kishin Covid, por kjo shifër tani është rritur në 7.2 që e kishin atë që nga 29 korriku.