Reali nuk e ka më mendjen te kampionati, skuadra e Ançelotit bie përsëri në La Liga

Real Madrid tashmë nuk e ka më mendjen te La Liga dhe skuadra e Karlo Ançelotit ka hequr dorë përfundimisht nga kampionati. Kjo u pa edhe sot në ndeshjen e humbur me shifrat 2-0 përballë Real Sociedad.

Ndonëse përballë ishte një skuadër e cila po lufton për zonën Champions, ekipi i Ançelottt bëri gabime të njëpasnjëshme dhe humbja ishe e merituar.

Kubo shënoi golin e avantazhit për vendasit ndërsa më pas Karvahal u ndëshkua me të kuq duke ia bërë punën më të thjeshtë Sociedadit.Goli i Berrenetçea në minutën e 85 vulosi sfidën për ekipi vendas dhe la Realin 14 pikë larg Barçës kryesuese, e cila sheh tashmë shumë më afër titullin kampion.