Adriatik Doçi: Një grup gazetarësh dhe ish prokurorësh po investigojnë privatisht se kush qëndron pas sulmit fizik kriminal dhe mafioz ndaj gazetariz Gjegj Zefi.
Shqyrtimi i provave të para implikojnë Renato Bodurrin nga Elbasani, i fshehur që ditën ngjarjes, edhe pse babai i tij pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Së pari, nëse Renato Bodurri, nëse nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk ka pse i fshihet policisë.
Së dyti, Renato Bodurri është i besuar dhe menaxher i grupit kriminal në Elbasan, Çopja, me aktivitet në trafikun e drogës, shkatërrim prone, krime kundër personit etj., por që çuditërisht ende SPAK nuk i ka marrë në dorë, siç po operon me grupet e tjera, kapot e të cilëve do t’a kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg.
Renato Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm Living në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja. Për lokalin Livin si pjesë e perandorisë kriminale dhe të investimit të parave të drogës, kanë shkruar gjerësisht mediat britanike.
(https://www.tpz.al/investigimi-i-daily-mail-parate-e-shitjes-se-kokaines-ne-angli-investohen-ne-elbasan).
Së treti, ky grup kriminal, ka lidhje të forta me dhëndrin e Qazim Sejdinit, me Suel Çelën, disa politikanë, oligarkë si dhe grupe të tjera kriminale.
Grupi hetimor po tenton të devijojë hetimet, ndërsa Renato Bodurrin po e paraqet si një kamarier në lokalin e grupit Çopja në Elbasan.
Lëkundja e grupit hetimor vjen për shkak se pas Renato Bodurrit, i dyshuar si i implikuar në aktin mafioz, qëndrojnë personazhe të tjerë të fuqishëm të trafiqeve dhe korrupsionit.
Prapaskena sinjalizoi dje interesimin e një koke krimi me sekserë dhe tufa eurosh për të sabotuar hetimet.
Nuk ka dyshime më se sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi është sponsorizuar dhe urdhëruar nga një ose dy koka të krimit dhe korrupsionit.
Por, nga ana tjetër policia nuk ka fuqi për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.