Rënditja skandaloze, Universiteti i Tiranës i fundit në Rajon sa i takon cilësisë

Universiteti i.Tiranes renditet 3786 ë ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi.

Keshtu U.T. renditet si institucioni arsimor  më i dobët nga ato publike në rajon.

Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më së miri – i 447-i, pastaj Universiteti i Zagrebit i 571-i, Universiteti i Sofjes 988-i dhe Universiteti i Podgoricës i 1.939-i.

Kësaj rangliste i prin Universiteti i Harvardit.

Sa u përket universiteteve në Evropë, mes 10 më të ranguarave, 7 janë nga Britania e Madhe.