Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës paraditën e sotme. Moti i paqëndrueshëm ka bërë që pothuajse të gjitha rrugët në qendër të qytetit të mbushen me ujë dhe që kalimi i këmbësorëve të bëhet i pamundur.
Shkodra është një nga qytetet më problematike, ku mjaftojnë vetëm pak minuta reshje shiu dhe kanalizimet të bllokohen e rrugët mbushen me ujë. Ditët e fundit janë karakterizuar nga moti i keq, reshje të shumta shiu e dëbore në zonat malore.