Revolucion në mbrojtje, Kumbulla në radarët e Interit

Marash Kumbulla është sërish në radarët e Interit. Sipas mediave italiane skuadra zikaltër do të bëjë një revolucion në repartin e mbrojtjes.Milan Shkriniar do të largohet te PSG-ja në qershor, ndërsa De Vraj dhe D’Ambrozio nuk kanë rinovuar ende. Një tjetër shqetësim është edhe Açerbi, për të cilin duhet të diskutohet me Lacion. Për këtë arsye, zikaltrit do të duhet të ndryshojnë mbrojtjen dhe po hetojnë pista të ndryshme në javët e fundit.

Një prej emrave që ka dalë në qarkullim është edhe ai i Kumbullës, i cili nuk është më i paprekshëm te Roma. Gjithashtu ai nuk po gjen hapësirë në ekipin e Murinjos dhe për këtë mund të ketë një lëvizje në Milano. Kujtojmë që disa vite më parë ai ka qenë pranë transferimit tek Interi.