Për kapitenin e Mançester Junajtidit, Bruno Fernandesh, humbja me Liverpulin është e trishtueshme.Është shumë zhgënjyese dhe e trishtë, sepse është një rezultat shumë i keq. Ne erdhëm këtu me një tjetër mendësi përpara ndeshjes. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, patëm mjaftueshëm raste. Në të dytën u përpoqëm që të sulmonim dhe humbëm pak ekuilibrin. Lejuam shumë hapësirë ndaj një skuadre të tillë. Duhet ta kishim shmangur këtë. Ndeshjet sa vijnë dhe ngjeshën. Kemi pasur zhgënjime në të shkuarën dhe duhet të rikthehemi sa më shpejt. Ky është Mançester Junajtidi. Mund të rrëzohemi, por duhet të ngrihemi”, deklaroi mesfushori portugez për “Sky Sports”.