Parlamenti i Ukrainës ka shprehur mirënjohjen për figurat e fuqishme me ndikim që po e ndihmojnë vendin. Falenderimi i më i fundit i është shprehur aktorit amerikan Richard Gere. “Bota me Ukrainën! Së bashku ne jemi forcë! – u njoftua në Fb nga ky parlament.
Richard Gere nxori në ankand makinën e tij Jaguar XK8 Cabrio, për të ndihmuar ukrainasit e prekur nga lufta me Federatën Ruse.
“E gjithë shuma e shitjes, përfshirë shpërblimin e blerësit, do të shpërndahet në mënyrë të barabartë midis World Central Kitchen dhe Open Arms Ukraina, të cilat janë organizata jofitimprurëse që ndihmojnë të prekurit nga lufta në Ukrainë”, thuhet në përshkrimin e ankandit.
Më parë, aktori ka marrë pjesë në projekte të tjera për të mbështetur Ukrainën, përfshirë ato me organizatën bamirëse CARE’s Ukraine Crisis Fund, e cila ndihmon popullin e Ukrainës.