Rifat Zhobe rreh nënën Fahrije për spital sepse flet keq! Dhuna e përsëritur, Prokuroria e Durrësit e toleroi. Mesazhet: Të mos shajë se do ta vras

Zonja në foto është Fahrije Zhobe, 75 vjeçe nga Durrësi. Fahrija është paraqitur ditën e djeshme në spital me hematoma dhe krisje gjymtyrësh, pasi është dhunuar nga i biri Rifat Zhobe, një dhunues serial.

Dhunimi i një gruaje, vajze apo të moshuare është një akt burracakërie, i ulët, i turpshëm dhe i pajustifikueshëm në çdo rrethanë.

Arsyeja se pse Rifat Zhobe ka dhunuar nënēn është sepse sipas tij ajo flet keq dhe shan.

Prapaskena mëson se Rifat Zhobe e ka rrahur edhe herë të tjera nënën e tij, ku është toleruar nga Prokuroria, duke mos lëshuar urdhër ndalimi.

Policia e ka shoqëruar disa herë, por prokuroria nuk ka vullnet të merret me çështje që nuk sjellin para.

Prapaskena ka siguruar edhe disa mesazhe të dhunuesit Rifat Zhobe, drejtuar vëllezërve, ku paralajmëron se do të vrasë nënën, pasi sipas tij shan.
Si përfundim policia arreston Rifatin për veprimin kriminal.