Rikthehet “klasikja” gjermane, ja çfarë ka ndodhur që nga hera e fundit që Dortmundi mposhti Bajernin

Kanë kaluar 4 vjet nga fitorja e Borusia Dortmundit ndaj rekordmenëve të Bajernit në Bundesligë.

Saktësisht bëhet fjalë për datën 10 nëntor 2018, aty ku verdhezinjtë do ta shkruanin për herë të fundit emrin në listën e fituesve në betejat mes tyre në Bundesligën gjermane. Nga ajo ndeshje e përfunduar me shifra 3-2, kanë kaluar 8 ndeshje, me serinë 8- 0 të fitoreve në kampin e bavarezëve.

Takimi i së shtunës do t’i japë sërish shansin Dortmundit në testin ndaj Bajernit, me qëllim thyerjen e kësaj tabuje në kampionat.

Ajo çka e rrit kuriozitetin janë ngjarjet që kanë ndodhur në periudhën kur verdhezinjtë triumfonin për herë të fundit në “Klasiken” e Gjermanisë:

-Mario Gëce luante ende me Borusia Dortmundin.

-Hanover 96 militonte në Bundesligë (dhe u rrëzua në fund të sezonit).

-Boris Xhonson sapo ishte emëruar kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

-Lusian Favre qëndronte në krye të pankinës së “verdhezinjve”.

-U zhvilluan për herë të fundit gara në “Hokenheimring” (në Gjermani) në Formulnë 1 me fitues Maks Vershtapen.

-Marko Rojs u votua si futbollisti i vitit në Gjermani .

-Anxhelo Kelli dhe familja e tij dhanë një koncert në Berlin.

-Tom Bredi festoi ditëlindjen e tij të 42-të.

-Filmi “Mbreti Luan” ishte në krye të listës në kinematë gjermane.